Turistët ‘rezervojnë’ Korçën për Krishtlindje dhe Vit të Ri
Sharr Travel

Turistët ‘rezervojnë’ Korçën për Krishtlindje dhe Vit të Ri

Qyteti juglindor i Korçës këtë fundvit do të vazhdojë traditën e të mirëpriturit turistë vendas që kërkojnë të kalojnë festat në këtë zonë.

Vetë turistët e ardhur këtë fundjavë tregojnë arsyen pse zgjedhin Korçën për të pushuar.

“Është mision pothuajse i pamundur të gjesh dhoma të lira në fundjavë, ndërkohë që Krishtlindja dhe Viti i Ri është totalisht i rezervuar”, thotë një turist, njofton euronews.albania.

“Përsa i përket festive të këtij viti, pjesa me e madhe e ditëve si Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë pothuajse të rezervuara plotësisht. Datat 24-25 dhjetor pothuajse është mbyllur ndërsa për fundvit kemi ende disa vende të lira. Pjesa më e madhe janë vizitorë vendas që vijnë nga Tirana, Sarandë, Vlora apo Shkodra”, u shpreh Xhoana Kunolli, recpepsioniste.

Në festat e fundvitit një çifti mesatarisht qëndrimi një natë në Korçë, duke përshirë fjetjen dhe ushqimin do i kushtojë 20-30 mijë lekë të reja.

Vihet re që çmimet e hoteleve janë rritur me më tepër se 30% nga ditët normale.

Fshatrat turistikë të Voskopojës e Dardhës janë duke përjetuar ditët e tyre më të mira, kjo për shkak edhe të dëborës së rënë ditët e fundit.