Vdiq kampioni qiellor, Hizdri Gubetini
Sharr Travel

Vdiq kampioni qiellor, Hizdri Gubetini

Ka vdekur sot kampioni i aeronautikës, Hizdri Gubetini.

Miqtë thonë se ai vdiq pa ndonjë telash të mëhershëm shëndetësor.

41 vjeçari së fundi ishte shumë i suksesshëm në garat e paragllajdizmit në arenën ndërkombëtare, duke u radhitur si i 17-ti në botë.

Hizdriu ishte instruktor, sportist i dalluar e kontribues i madh në fushën e tij, njofton klankosova.

Sivjet ai e mundësoi fluturimin e paragllajd të aktores së njohur kosovare, Melihate Qena.

Vdekja e Gubetinit nxiti reagimin e kolegëve e sportdashësve, ndërsa familja, miqtë dhe Federata Aeronautike të Kosovës u ngushlluan sot edhe nga kryetari i Komitetit Olimpik të i Kosovës, Ismet Krasniqi.