E dëgjon edhe sot:William nuk harron këngën e preferuar të princeshë Dianës
BKT
Magazina

E dëgjon edhe sot:William nuk harron këngën e preferuar të princeshë Dianës

Shumë janë kujtimet që princi William por edhe Harry kanë nga mamaja e tyre. Herë pas herë në intervista ato tregojnë detaje të vogla që ndoshta fansat nuk I dinë pasi kanë qënë shumë personale.

Në një episod të serialit Time to Walk të Apple Fitness+  Princ William  zgjedh tre nga këngët e tij të preferuara dhe shpjegon pse ato janë të rëndësishme për të.

Një nga këto këngët ka një kuptim të veçantë se lidhet me mamanë e tij, princeshë Dianën. Është pikërisht kënga që ajo vendosta sa herë ai dhe vëllai i tij Harry udhëtonin me makinë.

“Kur isha më vogël, unë dhe Harry, kemi qënë në shkollë me konvikt. Dhe mami vinte të gjitha llojet e këngëve për të larguar ankthin e rikthimit në shkollë. Dhe një nga këngët që mbaj mend shumë dhe më është ngulitur gjatë gjithë kësaj kohe, sa që ende, edhe sot e kësaj dite, e shijoj shumë fshehurazi, është “The Best” e Tina Turner sepse ulur në sediljen e pasme, duke e kënduar ndihej si një moment i vërtetë familjar. Nëna e këndonte në makinë duke qenë në timon.“- kujtoi William.


MË SHUME NGA Magazina