Megan Fox dhe Machine Gun Kelly shfaqen të lidhur me zinxhir
BKT
Magazina

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly shfaqen të lidhur me zinxhir

Megan Fox dhe i dashuri i saj, Machine Gun Kelly morën pjesë në prezantimin e linjës së re “unisex” të manikyrave në West Hollywood dhe ata erdhën në festë të lidhur me një zinxhir.

Çifti i dashuruar janë shfaqur në tapetin e kuq të kombinuar të dy me të zeza  dhe i lidhte një zinxhir argjendi. Në event morën pjesë edhe yje si Avril Lavigne, Charli dhe Dixie D’Amelio, Chase Hudson dhe Jessie Jo Stark.

Çifti është në një lidhje që nga Maji i vitit 2020 dhe ata janë takuar në xhirimet e filmit “Midnight in the Sëitchgrass”. Fox më vonë theksoi në disa raste se ajo ndjeu një lidhje të çuditshme me Kelly kur e takoi për herë të parë: "E dija se diçka e madhe do të dilte nga kjo marrëdhënie, menjëherë ndjeva se ne ishim të lidhur thellësisht dhe veçanërisht", ka deklaruar bukuroshja.


MË SHUME NGA Magazina