20:43 / 06.12.2021
Coldplay sjell projektin e ri
Bendi anglez Coldplay e ka publikuar EP-në e re, “Sesionet nga Stacioni i Pafundësisë”.
Vokalisti i këtij bendi, Chris Martin, e kishte ndarë para disa ditësh një klip, ku shihet duke performuar bashkë me anëtarët e tjerë.
“Nesër. EP-ja Sesionet e Stacionit të Pafundësisë”, është mbishkrimi që ai ia kishte vënë videos.
Ky projekt do të lansohet në Apple Music, ashtu siç ka ndodhur me projektet e tyre të fundit.























