Moti sot në Shqipëri, ndalen reshjet por ulen ndjeshëm temperaturat
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri, ndalen reshjet por ulen ndjeshëm temperaturat

Shqipëri sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje vetëm në orët e oara të mëngjesit. Nga mesdita pritet që reshjet të ndalen dhe të rikthehen të enjten.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri