Sindikata e Punëtorëve të RTK-së uron anëtarët e Bordit të RTK-së
BKT
Lajme

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së uron anëtarët e Bordit të RTK-së

RTKlive

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së uron anëtarët e zgjedhur të Bordit të RTK-së nga Kuvendi i Kosovës, përmes një procesi transparent, për çka i falënderojmë të gjithë deputetët. Ashtu siç ju kemi njoftuar, SPERTK e ka monitoruar çdo mbledhje e deri në fund procesin për Bordin e RTK-së.

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së beson në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e bordit të ri të RTK-së dhe do të ofrojë një bashkëpunim të tillë në të mirën e RTK-së.

Sindikata kërkon nga bordi i ri i RTK-së që kërkesën e parë në Komisionin për Buxhet e Transfere ta bëjë për kthimin e 2.2 milionë eurove, të cilat janë hequr nga Ministria e Financave në kundërshtim me Ligjin për RTK-në.

Sindikata do të përkrahë çdo nismë nga bordi i ri i RTK-së që ka për qëllim rregullimin dhe funksionimin më të mirë të RTK-së, si dhe përmirësimin e kushteve të tē gjithë punëtorëve në RTK, duke filluar nga ligji i ri, ndërtimi i objektit të ri, ose kalimi në pronësi të objektit ku gjendet tani Radio Kosova.

Këto çështje ne do t’i rikthejmë në vëmendje dhe do të angazhohemi urgjentisht rreth kthimit të buxhetit ashtu siç i takon RTK-së me ligjin e saj aktual.Në këto kauza, Sindikata do ta mbështesë çdokënd që ka vullnet e angazhim për realizimin e këtyre çështjeve me rëndësi për RTK-në.

RTK-në e presin sfida të mëdha, por kur ka bashkëpunim të të gjithë aktorëve në këtë proces, të gjitha do të tejkalohen.

 


MË SHUME NGA Lajme