“Ruani fëmijët e veten”, aktorja shqiptare sëmuret rëndë nga gripi
BKT
Magazina

“Ruani fëmijët e veten”, aktorja shqiptare sëmuret rëndë nga gripi

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, ka treguar se është e sëmurë me grip, por jo me koronavirus.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se ky është një nga rastet e rralla duke shtuar se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Unë COVID nuk kam pas e nuk e di sa i vështirë është, po ashtu jam e vaksinuar por që fiks një javë jam e shtritë prej gripit (jo COVID) e hala s’po shoh shumë përmirësim.

Shumë rrallë sëmuren e duke u mbështetur në imunitetin tim të fortë si duket e kam neglizhuar veten. Qeto vjet i kam bo e kurrë në jetë nuk më ka qitë përtokë asgjë ma shumë se ky grip. Aman ruani fëmijët e veten sepse nuk qenka hajgare”, ka shkruar ajo.

Edhe pse situata me pandeminë aktualisht duket se është nën kontroll, shumë prej njerëzve kanë pasur ankesa për këtë lloj gripi.


MË SHUME NGA Magazina