Gomez flet për nominimin e parë në Grammy për albumin “Revelacion”
Selena Gomez ka kujtuar fillimet e karrierës së saj muzikore dhe nominimin e saj të parë për çmimin “Grammy”.
Këngëtarja 29-vjeçare ka marrë njohjen e saj të parë nga Akademia e Regjistrimit në kategorinë e albumit më të mirë latin pop për EP-në e saj spanjolle “Revelacion” dhe ajo pranoi se vendi i saj në këtë listë ishte surprizë.
“Faleminderit shumë. Kam qarë si fëmijë. Isha e emocionuar”, ka thënë ajo për Entertainment Tonight.

“Kam punuar shumë për atë projekt, kështu që ishte një surprizë”, ka thënë ajo, shkruan DailyMail.
Selena-ka shkruar gjashtë nga shtatë këngët e “Revelacion”, më parë ka pranuar se të nderohet muzika e prejardhjes së saj latine është diçka që ajo e ka dëshiruar prej shumë kohësh.

“Kjo ka qenë diçka që e kam dëshiruar prej 10 vitesh, që të punoi në projekte spanjolle, sepse jam shumë krenare për prejardhjen time”, ka thënë aktorja, babai i të cilës është me prejardhje nga Meksika, ndërsa nëna e saj ka rrënjë italiane.
Ndërkohë, Gomez së fundmi është nominuar në ndarjen e çmimeve “Critics Choice Awards”, për çmimin aktorja më e mirë në rolin e saj në komedinë “Hulu’s Only Murders In The Building”.























