Shqipëria renditet e 7 në botë për kërkesat për azil në vendet e BE-së
BKT
Shqipëri

Shqipëria renditet e 7 në botë për kërkesat për azil në vendet e BE-së

Shqipëria zë vendin e 7 mes 10 vendeve në botë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian, në shtator të vitit 2021.

Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit njofton se në total janë depozituar 71.200 kërkesa në vendet e Bashkimit Evropian, por 2100 kërkesa janë bërë nga shqiptarët.

Në vend të parë renditen shtetasit nga Afganistani me një shifër më 17.300, ndërsa në vend të dytë shtetasit nga Siria me 9100 kërkesa, njofton euronews.albania.

Për shtatë vjet me radhë, Siria kishte numrin më të madh të kërkesave për azil të paraqitura në vendet e BE-së, por zhvillimet e fundit politike në Afganistan, detyruan një pjesë e madhe e popullsisë të shpërngulej, duke rritur kërkesat për azil.

Rreth 3000 aplikime u depozituan nga të mitur të vetëdeklaruar të pashoqëruar, që përbëjnë 4% të aplikimeve në total.

Kërkesat për azil:

Afganistani 17.300

Siria 9.100

Turqia 3.000

Iraku 2.900

Bangladeshi 2.800

Pakistani 2.700

Shqiptaria 2.100

Venezuela 1.800

Gjeorgjia 1.700

Tunizia 1.700

 


MË SHUME NGA Shqipëri