Nets thyejnë Mavericks dhe marrin kreun në Lindje
Brooklyn Nets ka marrë kryesimin në Konferencën e Lindjes, pasi fitores së arritur kundër Dallas Mavericks me rezultatin 102-99. Teksanët e nisën më mirë ndeshjen, duke e mbyllur gjysmën e parë të duelit me 12 pikë diferencë.
Nets reaguan dhe e përmbysën gjithçka në periodën e katërt, kur shënuan 14 pikë më shumë se Dallas Mavericks. James Harden (23 pikë, 12 asiste, 9 rebound) dhe Kevin Durant (24 pikë, 3 asiste, 7 rebound) ishin në lartësinë e duhur dhe zhvlerësuan paraqitjen e mirë të Luka Doncic (28 pikë, 9 asiste, 6 rebound).
Los Angeles Lakers ka triumfuar kundër Boston Celtics me shifrat 117-102 dhe çuan dëm 34 pikët e shënuara nga Jayson Tatum, i cili regjistroi edhe 3 asiste e 8 rebound.
LeBron James (30 pikë, 5 asiste, 4 rebound) në krahun tjetër ishte në një ditë të mirë dhe pati edhe mbështetjen e Russell Westbrook (24 pikë, 11 asiste, 3 rebound) dhe Anthony Davis (17 pikë, 3 asiste, 16 rebound).
Fitore ka marrë edhe Neë York Knicks, që mposhti 121-109 San Antonio Spurs. RJ Barret ishte më i miri në parket, teksa shënoi 32 pikë për Knicks. Në krahun tjetër spikati Derrick White me 26 pikë të realizuara.























