12:22 / 08.12.2021
Gjiknuri uron zgjedhjen e Kancelarit gjerman
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri uroi sot qeverinë e re gjermane dhe kancelarin Olaf Scholz.
“Në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë i uroj suksese qeverisë së re gjermane dhe Kancelarit Olaf Scholz. Kabineti i koalicionit qeverisës, udhëhequr prej socialdemokratëve, i cili merr sot votën e Bundestagut, do të jetë një garanci më shumë për mbështetjen e Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian”, tha Gjiknuri.
Ai theksoi se “Partia Socialiste dhe SPD do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në frymën e mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve tona”./atsh























