`8 Dhjetori`, Basha: Dita që ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të rinjtë shqiptarë për 8 Dhjetorin.
Duke e konsideruar si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë, lideri demokrat shkruan se edhe 31 vite pas kësaj lëvizjeje, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa, mbetet një amanet i të rinjve që sakrifikuan shumë për lirinë dhe demokracinë.
“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin”, shkruan lideri demokrat Basha./rtsh























