23:15 / 08.12.2021
Shtyhet Atalanta-Villareal, ja kur luhet
Atalanta-Villareal do të luhet nesër. Pas disa inspektimeve, e fundit në orën 20.30, arbitri Taylor ka vendosur të shtyjë ndeshjen e planifikuar në stadiumin Gewiss.
Pavarësisht punës së punonjësve, të cilët bënë gjithçka për të pastruar fushën, bora e madhe në Bergamo e bëri fushën praktikisht të pamundur, transmeton "albeu".
Ndërkohë, ndeshja priet të luhet nesër në orën 16:30.























