Gabriel Escobar e nis vizitën në Shqipëri nga selia blu
Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar mbërriti sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, të cilën e nis nga selia e Partisë Demokratike.
I shoqëruar nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim zyrtari i lartë amerikan u pritur në ambientet e jashtme të selisë së PD nga sekretari Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Jorida Tabaku.
Escobar do të zhvillojë një takim me kreun e PD Lulzim Basha, ku do të marrin pjesë 4 nënkryetarët e PD, sekretari Gazment Bardhi dhe ambasadorja Yuri Kim.
Në fund të takimit zyrtari amerikan dhe kryedemokrati Basha pritet të kenë një komunikim për mediat.
Vizita e zëvendës ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit vjen 2 ditë para kongresit kombëtar të PD të paralajmëruar prej kohësh nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku siç ka mësuar Euronews Albania pritet të ketë edhe një votim për shkarkimin e kryetarit aktual Lulzim Basha.























