Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Jusuf Islami, nga projekti "5 cent" dhe Berat Rakovica, nga Marakli t’Biciklave, do të flasin për Mini-Maratonën "Vrapo Babadimër".
Erëblir Kadriu , drejtor dhe Këshilltar i lartë i Edukimit në Qendrën Amerikane për Edukim në Kosovë, Rona Bajaraktari, nxënëse e shkollës së mesme “Xhevdet Doda”, Prishinë dhe Art Krasniqi, nxënës i shkollës së mesme “ Xhavit Ahmeti”, Gjilan, flasin për mundësitë për shkollim në SHBA, për nxënësit dhe studentët nga Kosova.
Visar Osmani, drejtor i shkollës fillore “Emin Duraku” dhe Nuhi Dema, koordinator i cilësisë në shkollën fillore “Emin Duraku”, do të flasin për projektin për printer 3D.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























