Escobar: SHBA e vendosur kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet
BKT
Shqipëri

Escobar: SHBA e vendosur kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Esobar filloi vizitën në Tiranë me takimin e parë me kryetarin e Partisë Demokratike opozitare, Lulzim Basha.

Escobar takimin e parë e zhvilloi me kryetarin opozitar demokrat Lulzim Basha. Basha tha se Partia Demokratike është e vendosur edhe kundër kompanive dhe individëve që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë.

I Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin, Escobar pas takimit me zotin Basha theksoi vendosmërinë e Washingtonit kundër korrupsionit, raporton korrespondenti i RTK-së, Denion Ndrenika.

Escobar theksoi gjithashtu përpjekjet kundër korrupsionit dhe ftoi kryeopozitarin Basha për vizitë në Washington: “I lumtur që pata mundësinë të takohesha me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s, integrimit europian si dhe luftën kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë përpjekjet tona kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet. Por, për ta kthyer këtë në realitet do të kërkojë një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare”.

Zoti Basha theksoi ndërkaq se lufta kundër korrupsionit është kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka Shqipëria: “Nga demokracia e plagosur rëndë në masakrën zgjedhore të 25 prillit, sundimi i ligjit dhe dhënia fund e pandëshkueshmërisë si edhe ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë”.

I dërguari i Washingtonit, Escobar vazhdon takimet me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe me kryeministrin Edi Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri