14:33 / 09.12.2021
Humb jetën punëtori i fabrikës së pasurimit të kromit
Një punëtor i fabrikës së pasurimit të kromit në Bulqizë ka humbur jetën.
Viktima, 65 vjeç, i identifikuar me inicialet M.K., u gjet pa shenja jete këtë të enjte.
Dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkak të një infarkti.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut./vp























