Partia Serbe e Kosovës pro vendimit të SHBA për listën e zezë
BKT
Lajme

Partia Serbe e Kosovës pro vendimit të SHBA për listën e zezë

Ministria e Financave e SHBA-së vendosi sanksione ndaj Zvonko Veselinoviqit, biznesmen nga veriu i Kosovës, vëllait të tij Zharko, Milan Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe dhe dhjetë personave të tjerë të lidhur me ta. Pas reagimeve të shumta për këtë vendim, është shprehur edhe Partia e serbëve të Kosovës, e cila për dallim nga zyrtarët tjerë serbë e ka mirëpritur këtë vendim.

Në një komunikatë për mediat, ata theksuan se “ajo që kanë vënë në dukje vitet e fundit tashmë ka rezultuar e vërtetë”.

E përcjellim të plotë deklaratën e tyre:

Partia Serbe e Kosovës mirëpret veprimin e autoriteteve amerikane për shtypjen e krimit dhe korrupsionit në veri të Kosovës.

Gjithçka që Partia Serbe e Kosovës ka vënë në dukje në vitet e fundit tashmë është dëshmuar të jetë e vërtetë. Se veriu i Kosovës nuk udhëhiqet nga Lista Serbe, por fatkeqësisht nga mafia në krye me Milan Radojicic, nënkryetar i Listës Serbe dhe mik i Andrej Vuçiqit.

Shpresojmë që ajo që kemi ditur për një kohë të gjatë do të bëhet fakt i njohur dhe serbët nga veriu i Kosovës do të ndërgjegjësohen dhe inkurajohen pas këtyre dëshmive për të ardhmen më të mirë të serbëve dhe Serbisë në Kosovë


MË SHUME NGA Lajme