Raiola: Marcus Thuram ishte i Interit, ndërsa De Ligt shumë pranë Bayernit
BKT
Sport

Raiola: Marcus Thuram ishte i Interit, ndërsa De Ligt shumë pranë Bayernit

Gjatë një interviste të dhënë për Sport 1, Mino Raiola ka treguar disa prapaskena që lidhen me Marcus Thuram, që gjatë verës u kërkua nga Interi, para se të blente Correan nga Lazio:

“Verën e kaluar rruga e tij ishte e qartë, duhej të transferohej jashtë Gjermanisë. Ishte gjithçka gati për tu transferuar tek skuadra zikaltër, por më pas u dëmtua (dëmtoi ligamentin e gjurit të djathtë) dhe marrëveshja u prish. Tani është sërish në formën e tij optimale dhe mund të zgjedhë mes klubeve kryesorë si në Itali, Gjermani, Angli apo Francë”.

Përsa i përket  De Ligt “ishte pothuajse e mbaruar marrëveshja me Bayernin e Mynihut, kishte biseda pozitive, por në fund operacioni dështoi, për fat të keq”.

Bavarezët dalin në skenë edhe për një tjetër tratativë: “I vetmi klub që mund ti lejojë vetes Pogbanë është Bayerni, por nuk kemi marrë asnjë ofertë, ndoshta do të vijë nesër…do të dimë më shumë pas 2 muajsh”.

Në fund diçka edhe për Haaland: “Mund të shkojë te Reali i Madridit, te Barcelona, te Manchester City ose Bayerni i Mynihut. Kur? Ka shumë mundësi që të largohet që këtë verë, ose verën e ardhshme”, ka përfunduar Raiola.