Berisha thirrje Ramës: Mjaft i garantove mbijetesë pengut Basha
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha për pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar ku delegatët kanë vendosur për shkarkimin Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Berisha ka thënë se sot nuk do të donte të fliste për pengun, Lulzim Basha.
“Basha tregoi se është një kufomë politike e asgjë më shumë. Në selinë e PD do shkojmë në momentin më të parë që do vendosim. Ajo nuk është seli e pengjeve, s’është seli e rrethuar me bandat e Edi Ramës. Edi Ramës I them hiq dorë nga çdo lloj përpjekjeje për t’I garantuar mbijetesë pengut tënd sepse në mënyrë absolute hoqe apo nuk hoqe dorë ky revolucion do të kthehet tek ti Edi Rama. Revolucionit nuk i reziston askush”, tha ai.
Berisha tha se delegatët sot ishin aktitektët e një Shqipërie tjetër.
“Së pari dua të përshëndes demokratëve dhe demokratë shqiptarë, qytetarë shqiptarë kudo që ndodhen për këtë ngjarje më e veçanta më e jashtëzakonshmja, në kuptimin që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD. I pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në Shqipëri, por mundet që edhe në Evropë.
Ai tha se do të shkojnë në selinë e demokratëve më momentin e parë që vendosin.
Delegatët e Partisë Demokratike në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Sipas njoftimit të drejtuesve të këtij kuvendi, pro shkarkimit të Lulzim Bashës kanë votuar 4446 delegatë, pastaj kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerr fletën të pavlefshme.























