10:08 / 12.12.2021
Sot me dy ndeshje mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës
Sot merr fund stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.
Xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës përfundon sot, me dy ndeshjet e fundit që luhen me fillim nga ora 13:00, transmeton "lajmi.net".
Malisheva luan si nikoqire e skuadrës së Dukagjinit, në një ndeshje ku luhet për të shmangur zonën që çon në Ligën e Parë.
Vëmendja kryesore e xhiros shkon në Suharekë, ku skuadra e Ballkanit pret skuadrën e Gjilanit në kontestin për tri pikët.
Ballkani me 3 pikë në pozitën e dytë, synon fitoren për ta tejkaluar Dritën, njësoj siç për qëllim ka edhe Gjilani që me 32 pikë mbanë pozitën e tretë.
Pra, ndeshja e sotme luhet për kampionin vjeshtor të Superligës së Kosovës.























