Gjilani fiton ndaj Ballkanit dhe është kampion vjeshtor
BKT
Sport

Gjilani fiton ndaj Ballkanit dhe është kampion vjeshtor

Gjilani ka fituar në udhëtim te Ballkani në ndeshjen derbi të javës së 18-të me rezultat 1-0 dhe është shpallur kampion vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës.

Goli i fitores erdhi në minutën e 75-të kur Gerhard Progni realizoi një super gol.

Gjilani ngjitet në pozitën e parë me 35 pikë duke u shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës, ndërsa Ballkani dhe Drita renditen poshtë tyre me nga 34 pikë.