Sassuolo fiton me përmbysje ndaj Lazios
BKT
Sport

Sassuolo fiton me përmbysje ndaj Lazios

Sassulo ka shënuar fitore në shtëpi, duke mposhtur Lazion në kuadër të xhiros së 17-të në Seria A.

Vendasit arritën të fitojnë me përmbysje në rezultat nga 0 – 1 në 2 – 1, transmeton lajmi.net.

Lazio fillimisht kaloi në epërsi falë golit të Zaccagni, që shënoi pas asistimit të Pedros (6′).

Ndërkohë, me këtë rezultat edhe mbaroi kjo pjesë. Sassulo nisi furishëm në 45-minutëshin e dytë duke shënuar dy herë.

Ishte Berardi që barazoi rezultatin pas asistimit të Raspadori (63′), ndërsa dyshja pastaj ndryshuan vendet me Raspadorin që shënoi dhe Berardin që asistoi te goli i dytë (69′).

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në fushë në minutën e 78-të, por nuk arriti të gjente golin.

Me këtë humbje, Lazio bie në pozitën e nëntë me 25 pikë, derisa Sassuolo ngritët në vendin e 12-të me 23 sosh.