11:38 / 13.12.2021
Ambasadorja Kim takim me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, u takua për herë të parë me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, javën e kaluar.
Ambasda amerikane ben me dije se ato biseduan mbi punën e Ministrisë së re dhe planet për nisma e projekte për të rinjtë.
Ambasadorja dhe Ministrja diskutuan edhe mbi rëndësinë e fuqizimit të rinisë shqiptare dhe pjesmarrjen e tyre./vp























