Vërshime, Rama: Falë investimeve, situata më mirë se vitet e kaluara
Kryeministri Edi Rama ka vizituar zonat e dëmtuara nga përmbytjet si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë.
Per kreun e qeverisë Edi Rama investimet e kryera për argjinaturat e reja dhe mirëmbajtjen e sistemit të rivendosur prej disa vitesh në punë të kullimit, kanë bërë që bilanci i dëmeve nga prurjet tejet masive të lumit është minimizuar shumë ndjeshëm, ndërsa tërheqja e ujërave nga fushat ka ndodhur në kohë rekord. “Me këtë prurje para disa vitesh uji vinte në qendrën e Fierit. Darzeza që ishte historikisht nën ujë, sot s’është prekur fare. Duhet të marrim masa çfarë duhet përmirësuar akoma që gjërat të vihen në vijë. Rezultati i mirë, por duhet të merremi me urën. Duhet bërë një projekt për të kuptuar çfarë ndërhyrjesh duhen bërë. Me gjithë këtë volum reshjesh është për tu përgëzuar puna e të gjithëve.
Për familjet që duhen spostuar Kryeministri thekson se duhen zhvendosur në banesa sociale. "Për ata në Ferras duhet të gjejmë një mënyrë, banesa sociale. Se s’ka argjinaturë e digë që të mbron”tha zoti Rama.
Kryeministri thekson se tashmë duhet bërë edhe një bilanc për punët që duhen kryer për të qenë të përgatitur për reshjet e radhës./rtsh























