Basha: Dje u themelua organizata e parë anti-amerikane
Pas mbledhjes që zhvilloi me Këshillin Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha e cilësoi vendimin e djeshëm të Kuvendit të PD-së për ta përjashtuar nga posti i kryetarit si të paligjshëm dhe antistatutor.
Basha tha u shpreh se ditën e djeshme u themelua organizata e pari anti-amerikane, 30 vite pas rënies së regjimit komunist, njofton euronews.albania.
“Dje u themelua organizata e parë anti-amerikane, 30 vite pas Enver Hoxhës. Rezoluta dënon lëvizjen e djeshme. Me një vendim të paligjshëm antistatuor, Berisha pezulloi dhe Këshillin Kombëtar” tha Lulzim Basha.
Jemin Gjana, një prej anëtarëve më të vjetër të PD-së, i cili është prej 30 vitesh në këtë parti është shprehur se nuk mbështet as Bashën dhe as Berishën, mirëpo ai tha se nuk duhet të inkurajuar takimi i dhjeshëm i demokratëve. Sipas tij, duhet të fillojë puna për bashkimin e PD-së dhe përçarja të mos shkojë më tej.























