Fier, Balla: Prurjet më të larta se në 2017-ën, përmbytjet më të pakta
BKT
Shqipëri

Fier, Balla: Prurjet më të larta se në 2017-ën, përmbytjet më të pakta

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot se situata më e vështirë nga prurjet e shumta të Vjosës kaloi.

Balla shprehu mirënjohjen për të gjithë forcat e angazhuara në ndihmë të banorëve.

“Më e vështira nga prurjet e shumta të Vjosës kaloi. Mirënjohje të gjithë forcave të ushtrisë, policisë së shtetit, emergjencave civile, punonjësve të bordeve të kullimit, ekipeve të bashkive Fier, Vlorë, Mallakastër, shërbimeve shëndetësore, elektriçistëve të OSHEE, e kujtdo tjetër”, shprehet Balla.

Balla tha se “edhe pse prurjet ishin shumë më të larta sesa në 2017, sipërfaqja e tokave të përmbytura është shumë më e vogël, ndërsa zona e Darzezës (e cila në 2017 ishte më e goditura) nuk pati asnjë problematikë”.

Si pasojë e reshjeve të shiut lumi Vjosa doli nga shtrati, duke shkaktuar përmbytjen në disa zona pranë urës së Mifolit./atsh

 


MË SHUME NGA Shqipëri