Ja lojtarët që mund të afrohen nga Mourinho në janar
BKT
Sport

Ja lojtarët që mund të afrohen nga Mourinho në janar

Jose Mourinho u shpreh i qartë se Roma e tij ka nevoj për përforcime dhe do të ndërhyjë në merkaton e janarit. Kështu, La Gazzetta dello Sport ka bërë një listë me të gjithë pretendentët që Roma mund të afrojë në janar.

I pari në listën e dëshirave është ylli i Bayern Munich, Corentin Tolisso. Edhe pse është një pistë shumë e vështirë, Roma do të provojë gjithçka për ta afruar atë në ekip. Ndërkohë, po në mesfushë, mund të afrohet edhe Giulio Maggiore i Spezias ose Florian Grillitsch i Hoffenheim.

Gjithashtu janë edhe tre lojtarë të tjerë që po shqyrtohen për t’u afruar në repartin e mbrojtjes. I pari në listë qëndron Benjamin Henrichs i Leipzig-ut, ndërsa plani B në rast se nuk arrihet është Diogo Dalot. I fundit në listë qëndron anësori i Norwich Max Aarons.