Kriza në PD, Yuri Kim dhe ambasadorë të tjerë në zyrën e Bashës
BKT
Shqipëri

Kriza në PD, Yuri Kim dhe ambasadorë të tjerë në zyrën e Bashës

Ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku do të takojnë kryedemokratin Lulzim Basha.

Takimi vjen një ditë pas tensioneve të shënuara në selinë blu, ku ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij hynë në selinë e PD ku zhvilluan një mbledhje me komisionin e rithemelimit, të votuar gjatë kuvendit të 11 dhjetorit, transmeton euronews.albania.

Berisha tha se u mor vendim për të organizuar një referendum të anëtarësisë së partisë për largimin e Lulzim Bashës nga partia.

Ish-kryeministri tha se brenda selisë të Partisë Demokratike ka persona të armatosur që kanë kërcënuar anëtarët e Forumit Rinor.

Nga ana tjetër kryetari i PD, Lulzim Basha u tregua i ashpër me fjalët  e tij ndaj Berishës, duke e quajtur ish-komunist që po bën gjithçka që të mbrojë interesat e veta edhe në kurriz të partisë.


MË SHUME NGA Shqipëri