Rikthehet te fitorja Golden State, Clippers zbret në tokë Phoenix Suns
Është kthyer te fitorja Golden State Warriors që mposhti me rezultatin e ngushtë 102-100 Indiana Pacers.
Ndryshe nga si jemi mësuar të shohim, nuk ishte Steph Curry lojtari që shënoi më shumë pikë, por Domantas Sabonis për Peacers që shënoi plot 30 pikë. Ndërkohë, Curry shënoi 26.
Nga ana tjetër Phoenix Suns janë mposhtur nga Los Angeles Clippers me rezultatin 111-95. Marcus Morris shkëlqeu për Clippers duke shënuar 24 pikë i vetëm.
Miami Heat u mposht nga Cleveland Cavaliers në një ndeshje ku Kevin Love dhe P. J. Tucker shënuan nga 23 pikë secili, ndërsa Milwaukee Bucks ra ndaj Boston Celtics me rezultatin 117-103. Jayson Tatum ishte i pandalshëm këtë ndeshje ku shënoi plot 42 pikë.
Fitojnë edhe Denver Nuggets ndaj Washington Wizards me rezultatin 113-107, njëjtë si Memphis Grizzlies ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 126-91.
Dallas Mavericks ka rikthyer te humbja Charlotte Hornets me rezultatin 120-96, ndërsa Toronto Raptors mposhti Sacramento Kings me rezultatin e thellë 124-101.
Ndeshja me më shumë pikë e mbrëmjes ishte ajo midis Atlanta Hawks dhe Houston Rockets që përfundoi me rezultatin 126-132. Trae Young ishte i pandalshëm në këtë ndeshje duke shënuar 41 pikë personalisht.
























