Vetingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Matilda Llangozi
BKT
Shqipëri

Vetingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Matilda Llangozi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Matilda Llangozin, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Matilda Llangozi.

Matilda Llangozi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, u përball me Vetingun për tre kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çifja, Firdes Shuli, Roland Ilia, pasi analizoi provat dhe faktet, vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Matilda Llangozi.

Matilda Llangozi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012. Pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, Llangozi u emërua në janar 2014 në Gjykatën e Beratit, ku vazhdon ta kryejë funksionin edhe aktualisht. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri