Trafiku ajror, ACI: Shqipëria me performancën më të mirë në Europë
BKT
Shqipëri

Trafiku ajror, ACI: Shqipëria me performancën më të mirë në Europë

“ACI EUROPE”, që është edhe institucioni Tregtar Europian i Aeroporteve ka publikuar së fundmi raportin e trafikut ajror për muajin tetor të vitit 2021.

Raporti tregon se trafiku i pasagjerëve në rrjetin e aeroporteve europiane është ulur me 36.7% në tetor krahasuar me të njëjtën periudhë para pandemisë, pra në tetorin e vitit 2019-të. 

Megjithatë shihet një përmirësim kahasuar me ndryshimin e muajit Shtator, i cili po ta krahasojmë me shtatorin e vitit 2019, këtë rënie e regjistronte në 42.9%. 

Humbjet më të ulëta të trafikut të pasagjerëve erdhën kryesisht nga aeroportet në zonën e Bashkimit Europian, ndërsa aeroportet në zonat që nuk janë pjesë e BE-së ende vazhdojnë të performojë më mirë në tetor. 

Shqipëria është pjesë e aeroporteve që sipas këtij raporti ka të dhëna paraqiten pozitive dhe tregojnë se aeroporti i "Nënë Tereza", rezulton me përformancën më të mirë dhe gjithashtu me rritjen më të madhe prej 7,1%, krahasuar me tetorin e vitit 2019.

Një rritje po ashtu regjistron dhe aeroporti i Kosovës me 4.1%. Rapoti tregon se Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende që rezltojnë jo vetëm më rritje të trafikut të pasagjerve, por dhe me performancë të mirë. 

Të dhënat tregojnë se fushata e vaksinimit ka sjellë një performancë pozitive për shumë aeroporte si brenda vendeve të Bashkimit Europian, por edhe në vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. 

Megjithtë aeroportet më të mëdha të vendeve të bashkimit Europian janë ende nën ndikimin e masave të rrepta si pasojë e pandemisë. Kjo ka ndikuar dhe në performancën e trafikur ajror. 


MË SHUME NGA Shqipëri