08:14 / 15.12.2021
Moti sot në Shqipëri
Sipas MeteoAlb: Bregdeti dhe zonat e ulëta mbizotërohen nga moti i kthjellët, por kthjellime dhe vranësira të herë pas hereshme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë pasdite dhe në mbrëmje duke bërë që moti i kthjellët dhe i ftohtë të jetë dominant.
Përsa i përket vlerave termike, temperaturat e ajrit vijojnë sërish të ulëta në të gjithë vendin duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 13°C.
Era do të vijojë të fryjë nga verilindja me shpejtësi 40 km/h dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.























