Referendumi për shkarkimin e kryetarit Basha njoftohet për të shtunën
BKT
Shqipëri

Referendumi për shkarkimin e kryetarit Basha njoftohet për të shtunën

 Floriana Garo, përfaqësuese e lëvizjes që ndërmori dy herë ish-presidenti dhe dy herë ish-kryeministri Sali Berisha shkruajti në fejsbuk: "Të gjithë të bashkuar me votën tonë të lirë në REFERENDUMIN e dt. 18 Dhjetor"!

Njoftimi saktëson se referendumi do të zhvillohet ndërmjet orëve 08:00 deri në 17:00, më 18 dhjetor, të shtunën, raporton korrespondenti i RTK-së, Denion Ndrenika.

Më 11 dhjetor në stadiumin "Air Albania", 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të Jashtëzakonshëm votuan shkarkimin e zotit Basha si kryetar i Partisë Demokratike.


MË SHUME NGA Shqipëri