Porti i Durrësit, rritet ndjeshëm përpunimi i hekurit dhe çimentos
BKT
Shqipëri

Porti i Durrësit, rritet ndjeshëm përpunimi i hekurit dhe çimentos

Statistikat e përpunimit të mallrave në 10-mujorin e parë të vitit 2021 duken pozitive për veprimtarinë portuale të portit të Durrësit, më i madhi në vendin tonë.

Kështu, referuar të dhënave të Sektorit të Statistikave në Portin e Durrësit është rritur ndjeshëm përpunimi i mallrave të ndërtimit, kryesisht hekur dhe çimento.

Vetëm gjatë 10 muajve të 2021, janë përpunuar 120, 577 tonë hekur në terminalin e mallrave gjenerale.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, volumi i përpunimit të mallrave të ndërtimit, është rritur me 40, 345 tonë.

Sipas statistikave portuale, edhe eksportet e mallrave nga Porti i Durrësit kanë vijuar me ecurinë pozitive në këto 10 muaj të 2021-shit, edhe në krahasim me parakrizën pandemike.

Rritje të fortë kanë pasur eksportet e materialeve të ndërtimit e metaleve, si dhe mallrave të transportuara me kontejnerë.

Në total gjatë periudhës janar-tetor u eksportuan mbi 1.1 milionë tonë mallra, ose 307,488 tonë mallra më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të 2020-ës. 


MË SHUME NGA Shqipëri