Lazio pas dy lojtarëve të Chelseat
BKT
Sport

Lazio pas dy lojtarëve të Chelseat

Lazio po kërkon të përforcojë ekipin. Presidenti Lotito ka marrë një kërkesë nga tekniku Sarri për të provuar dy lojtarë të cilët i ka stërvitur kur drejtonte klubin anglez.

Bëhet fjalë për Hudson-Odoi dhe Emerson Palmieri, dy lojtarët e Chelsea-it.

Sipas “Il Messaggero”, Sarri i dëshiron të dy lojtarët që në janar për të forcuar ekipin në pjesën e dytë të sezonit.