Polica zbulon laborator droge midis Durrësit
Në mes të Durrësit një shtetas kishte ndërtuar një laborator droge duke përdorur rryjmën për kultivimin e saj.
Policia tha se shtetasi e kishte marrë me qira apartamentin në katin e dytë të një pallati në Durrës duke e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike.
Laboratori u zbulua këtë të mërkurë të 15 dhjetorit në një operacion policor, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.
Bima narkotike kanabis rritej me ngrohje nëpërmjet energjisë elektrike me llamba dhe pajisje të tjera.
"Shtetasi me iniciale I.A. kishte marrë me qira një banesë në zonën e Plazhit, aty ku u gjetën dy kilogramë drogë e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike"-tha policia e Durrësit.
Megjithatë policia nuk mundi ta arrestonte autorin e kësaj veprimtraie kriminale dhe e shpalli në kërkim, ndërkohë që hetimet vazhdojnë nga Prokuroria e Durrësit.























