Osmani dhe Pendarovski me qëndrime të kundërta për Ballkanin e Hapur
BKT
Lajme

Osmani dhe Pendarovski me qëndrime të kundërta për Ballkanin e Hapur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ritheksuar qëndrimet e institucioneve kosovare ndaj iniciativës së Ballkanit të Hapur, duke thënë se i shërben interesave të Serbisë si në aspektin politik, edhe në atë të sigurisë e ekonomisë.

Osmani këto deklarata i ka bërë përgjatë një konference të përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pasi ky i fundit dha qëndrimin e tij për këtë iniciativë.

“Ne tashmë e kemi bërë të njohur qëndrimin për iniciativën e Open Balkans. Nuk është ndërtuar në përputhje të parimeve të bashkëpunimit fqinjësor: gjithëpërfshirjen dhe nuk e pranon parimin e barabartësisë. Përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk është e gatshme që edhe RKS ta trajtojë të barabartë, natyrisht që në një inicativë të këtillë Serbia dëshiron ta shfrytëzojë për interesat e saj hegjemoniste. Kosova ka rezerva të mëdha sa i përket aspekteve politike”, u deklarua Osmani, shkruan lajmi.net.

“Ka rezerva sa i përket çështjeve ekonomike, të sigurisë dhe e fundit, sepse synimi është që të përdoret si një lloj paradhomë që të zvarrit procesin e integrimit evropian të Kosovës. Ne vazhdojmë ta shohim Procesin e Berlinit si të njëjtin proces për shtyerjen e shteteve tona përpara”, potencoi tutje ajo.

Megjithatë, Pendarovski ka thënë se përkundër skepticizmit të tij fillimor, kryeministri i shtetit të tij, Zoran Zaev, ia ka eliminuar dyshimet lidhur me iniciativën e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Unë isha politikani i parë që shprehja rezerva për këtë iniciativë. Nëse së dyti kjo iniciativë është alternativë për mungesën e intergimeve apo anëtarësimit të BE të gjithë që kanë marrë pjesë aty, mora bindjen se ideja e tyre nuk është kjo. Kësaj iniciative i mungon diçka sepse në vend që të marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Qëndrimi im është se Ballkani i Hapur mund të jetë vetëm një nga instrumentet për përmirësim të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik, por jo edhe politik. Ballkani i Hapur duhet të trajtohet kështu dhe mund të jetë vetëm pjesë e procesit të Berlinit”, deklaroi Pendarovski.


MË SHUME NGA Lajme