12:38 / 15.12.2021
Covid-19 prek edhe Real Madrid, 2 lojtarë të infektuar
Covid-19 ka prekur edhe Real Madrid, teksa dy lojtarë të “Los Blancos” kanë rezultuar pozitivë.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet rrjeteve sociale, ku raportohet se Luka Modric dhe Marcelo janë lojtarët e infektuar.
Të dy lojtarët do të izolohen nga pjesa tjetër e skuadrës dhe do të vazhdojnë shërimin e tyre nën masa të rrepta, sipas protokolleve të vendosura.























