13:21 / 15.12.2021
Arrestimi i Lefter Kokës, vjen reagimi i parë nga qeveria
Një ditë pas arrestimit të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ka ardhur edhe reagimi i qeverisë.
Pas mbledhjes së qeverisë, teksa zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, ka qenë duke prezantuar vendimet, është pyetur nga gazetarët edhe për arrestimin e Kokës.
I pyetur nëse mban qeveria përgjegjësi për faktin se, sipas hetimeve të SPAK, ish-ministri Lefter Koka kishte përfituar shuma të mëdha nga inceneratorët, përmes abuzimeve, numri dy i qeverisë është shprehur shkurtër se “Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është as kolektive, as partiake”./vp























