Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për ligjin e bashkëqeverisjes
BKT
Shqipëri

Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për ligjin e bashkëqeverisjes

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit Meta për ligjin e bashkëqeverisjes.

Dekreti është rrëzuar me 11 vota kundër dhe 3 vota për.

Mësohet se pro kanë votuar Oerd Bylykbashi, Dashnor Sula dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, të gjithë deputetët e mazhorancës kanë votuar kundër, duke rrëzuar dekretin.

Presidenti Meta nuk e dekretoi me miratim këtë ligj pasi sipas tij cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri./oranews


MË SHUME NGA Shqipëri