Spekulohej për largim të Gomez-it, flet Klopp
BKT
Sport

Spekulohej për largim të Gomez-it, flet Klopp

Me të afruar afati kalimtar i transferimeve në janar, janë shpeshtuar edhe spekulimet mbi të ardhmet e lojtarëve të ndryshëm.

Në këto spekulime është përfshirë edhe mbrojtësi anglez i Liverpoolit Joe Gomez, për të cilin thuhet se këtë janar mund të dërgohet në huazim nga Liverpooli.

Viti 2021 nuk ka qenë ndër vitet më të mira të karrierës së Gomez, pasi që ka pasur probleme të shumta me lëndime, të cilat ia pamundësuan një minutazhë më të mirë te Liverpooli.

Rreth këtyre spekulimeve për largim të Gomez është përgjigjur trajneri Jurgen Klopp, i cili e bëri të qartë që nuk do të lejojë që lojtarët e tij të largohen në formë huazimi nga klubi.

“Sigurisht që ky vit nuk ka qenë më i miri për atë, por kështu është jeta. Ne jemi të durueshëm, po ashtu edhe Gomez është”, tha Klopp.

“Unë nuk e kam në planet e mija që të dërgojë lojtarë në huazime gjatë dimrit”, shtoi trajneri i Liverpoolit.

Këtë sezon, Gomez ka regjistruar vetëm 336’ minuta lojë në të gjitha garat për Liverpoolin, respektivisht ka arritur të bëjë tetë paraqitje në sezonin 2021/22 për “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp.