Presidenti i Atletico Madridit mohon largimin e Joao Felix
BKT
Sport

Presidenti i Atletico Madridit mohon largimin e Joao Felix

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka mohuar mundësinë e largimit të sulmuesit Joao Felix.

Portugezi është transferimi më i shtrenjtë i Atleticos që kushtoi hiq më pak se 126 milionë euro në vitin 2019.

22-vjeçari impresionoi në fillimin e sezonit, por pastaj filloi të humbasë formën dhe kohëve të fundit e ka gjetur vetën në stol.

Është raportuar që ekziston mundësia e largimit në janar, mirëpo Cerezo ka mohuar këtë mundësi.

“Për ne, ai është i patransferueshëm”, tha shkurtimisht ai për Cadena Ser, transmeton lajmi.net.

Felix ende ka shumë kohë që të arrijë tërë potencialin te Atletico, ngase është vetëm 22-vjeçar