08:18 / 16.12.2021
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Ditën e enjte, në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ftohta, të cilat do të sjellin ngrica në akset rrugore në pjesën më të madhe të vendit gjatë mëngjesit.
Moti parashikohet i kthjellët dhe në relievet malore parashikohen vranësira kalimtare hera-herës, deri të dendura.
Në zonën e alpeve, pritet borë e dobët. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë 12-17m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -5 deri 5°C
në zona e ulëta -2 deri 14°C
në zona bregdetare 1 deri 15°C./vp























