Dua Lipa dhe Anwar Hadid ndahen pas dy vitesh lidhjeje
BKT
Magazina

Dua Lipa dhe Anwar Hadid ndahen pas dy vitesh lidhjeje

Dua Lipa dhe Anward Hadid janë ndarë. Revista OK raporton se ylli i muzikës pop dhe modeli 22-vjeçar kanë vendosur t’i japin fund njëherë e mirë lidhjes së tyre dy vjeçare. Shkak është bërë distanca mes tyre pasi këngëtarja ka qëndruar në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri ndërsa Anwar në New York.

“Çifti hodhi idenë për të shkëputur gjithçka muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të qëndrosh larg po rezulton e vështirë.”, tha një burim për gazetën The Sun muajin e kaluar. Ndarja e Anwarit nga këngëtarja vjen menjëherë pasi motra e tij më e madhe, Gigi i dha fund lidhjes me Zayn Malik.

dua lipa i dashuri Anwar Hadidi i ndarë lidhja në distancë nuk mund të funksionojë në rregull #3


MË SHUME NGA Magazina