Mehaj nesër pret në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë
BKT
Lajme

Mehaj nesër pret në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 9:00, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozic me delegacionin e tij.

Sipas njoftimit, fillimisht të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas këtyre takimeve,  do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media.


MË SHUME NGA Lajme