10:39 / 16.12.2021
Rama, Zaev e Vuçiq takohen për Ballkanin e Hapur më 20 dhe 21 dhjetor
Takimi i ardhshëmpër iniciativën “Ballkani i Hapur” do të mbahet më 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë.
Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Se Vuçiq do të qëndrojë me 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë kanë raportuar sot mediat serbe.
Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd.























