Lulzim Basha shkarkon Albana Vokshin
Partia Demokratike depoziton në Kuvend kërkesën për ndryshimin e kryetares së Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshit dhe disa sekretarëve të tjerë.
Kjo e fundit ka dalë kundër Bashës duke iu bashkuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha dhe votoi për shkarkimin e Bashës nga posti i kreut të PD.
Debati kulmoi ditën e djeshme ku në selinë e PD-së, Albana Vokshi dhe Evi Kokalari u përplasën verbalisht me disa gra mbështetëse të Lulzim Bashës. Sherri degjeneroi me fjalorin banal ndërsa zonjat funksionare të PD-së ishin shumë pranë edhe konfliktit fizik.
Më parë Albana Vokshi është shkarkuar edhe nga pozicioni i kryetares e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Të njëjtin “fat” si Vokshi kanë pasur edhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike që me “urdhër” të Bashës janë larguar nga çdo funksion drejtues në selinë e PD-së siç është Flamur Noka, Edi Paloka etj.























