“Ballkani i Hapur”, Vuçiç do të vizitojë Tiranën në datat 20 dhe 21 Dhjetor
BKT
Shqipëri

“Ballkani i Hapur”, Vuçiç do të vizitojë Tiranën në datat 20 dhe 21 Dhjetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të vizitojë Tiranën në datën 20 dhe 21 Dhjetor.

Sipas mediave serbe Vuçiç do të jetë në Tiranë për nismën “Ballkani i Hapur”, ku takimet këtë herë do të mbahen në Shqipëri.

Takimi është organizuar nga Kryeministri Edi Rama dhe do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” u mbajt në fillim të Nëntorit në Beograd.

Takimi do që do të mbahet javën e ardhshme në Tiranë, u paralajmërua nga Vuçiç gjatë takimit në Beograd. Në këtë takim pritet të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës./tvklan.al


MË SHUME NGA Shqipëri